Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa iu është përgjigjur pyetjeve të gazetareve gjatë një konference online, ka analizuar sjelljet e opozitës në disa momente të vështira që ka kaluar vendi.

Pasi u pyet nga një prej gazetarëve për faktin nëse fatkeqësitë natyrore, si tërmeti, apo dhe COVID-19 nxorën në pah dy gabimet e PD, si me djegien e mandatit dhe braktisjen e bashkive, Basha tha se asnjë prej tyre nuk qëndronte.

“E para nuk qëndron (djegia e mandateve në Kuvend), pasi për çdo rast që kemi bërë propozime, kur ishim në parlament, ato nuk janë marrë parasysh. Edhe e dyta nuk qëndron, pasi pushteti vendor është lënë jashtë loje në këto kohë. Ndaj kërkesa ime është që ato të përfshihen në gjurmimin e rasteve. Sfidë është që të zbatohen kërkesat e opozitës, pasi po sjell dëme për qytetarët.”, tha Basha.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb