Masat e marra nga qeveria shqiptare në kushtet e katastrofës natyrore të shpallur pas pandemisë së COVID-19 shkelin në vetvete disa nga liritë dhe të drejtat e njeriut.
Nisur nga ky fakt, kur Shqipëria ka nënshkruar konventën dhe është anëtare e Këshillit të Europës, zyrtarisht përmes një note verbale përfaqësuesi i Shqipërisë në këtë institucion ka informuar këtë strukturë për të gjithë hapat që qeveria shqiptare ka marrë që prej 9 marsit.
Bazuar në këtë informacion të detajuar, përfaqësuesit i Shqipërisë deklaron se vendi ynë me masat e marra për shkak të pandemisë është në shkelje të te nenit 8 të kësaj konvente ku flet për të drejtën e privatësisë së familjes dhe të nenit 11 ku garantohet e drejta e grumbullimeve.
Ndaj konfirmoi se për shkak të situatës Shqipëria është duke zbatuar nenin 15 të konventës i cili parashikon shmangien e detyrimeve që ka Shqipëria në këtë kuadër në rastet e fatkeqësisë natyrore por pa shkelur ligjet e tjera ndërkombëtare.
(BalkanWeb)
