Sandro Rosell dëshiron të tregojë. Ish-presidenti i Barcelonës që u arrestua në vitin 2017, ka folur në faqet e së përditshmes spanjolle “Mundo Deportivo”, duke rrëfyer arsyet se shkaqet që e çuan në burg ishin të lidhura ekskluzivisht me pozicionin e tij në klub.

“Nëse nuk do të kisha qenë presidenti i Barcelonës, nuk do të kisha përfunduar kurrë në burg. Për këtë nuk kam as dyshimin më të vogë. Besoj se askush nuk do të më kishte hetuar, spiunuar ose do të kishte hapur një ndjekje penale kaq agresive duke qenë se kam ende 72 aksione mënjanë në agjencinë e të ardhurave prej kur u zgjidha president i Barcelonës. Përpara se të merrja këtë post kurrë më parë nuk më kishin bërë një inspektim fiskal. Të jetë vetëm rastësi?”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb