Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku viktimë mbeti Petrika Treska.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.7 të qytetit juglindor, ndërkohë që për krimin u arrestua Apostol Bozhgolli. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se sherri mes dy fqinjëve, nisi për dritën e shkallës së pallatit ku ata banonin.

Mësohet se pasi janë zënë verbalisht, situata ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së ftohtë (thikë). Gazetarja Kodra tha mes të tjerash se autori i dyshuar për vrasjen e fqinjit, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ky i fundit tashmë ndodhet pas hekurave në pritje të masës së sigurisë.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: