Lajmi i anulimit të sezonit në Holandë është padyshim më i bujshmi sa i takon vendimeve të marra së fundmi nga liga të ndryshme. Eredivise vendosi që ta bëjë sezonin nul, pa ekip kampion dhe pa rënie nga kategoria, duke u dërguar një leyër UEFA-s për vendimin e saj dhe për vendet në Kupat e Europës për edicionin e ardhshëm.
Por gazeta “Telegraph” rrëfen një prapaskenë. Klubet e dy divizioneve kryesore në mbledhjen e sotme kanë votuar që të lejohen rëniet dhe ngjitet në kategori. 16 klube votuan pro, 9 kundër dhe 9 abstenuan. Por, pavarësisht kësaj, federata vuri veton e saj duke i lënë pjesëmarrësit të pandryshuar dhe për sezonin e ardhshëm.
(Balkanweb)