Një mënyrë e mirë për t’ju ardhur në ndihmë bizneseve. Kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius, po shndërrohet në një kafene gjigande, pasi qeveria ka lejuar që baret dhe restorantet të vendosin tavolina në sheshe publike, ku qytetarët duhet të respektojnë edhr distancat.

Pavarësisht se dyqanet, parukierët, bibliotekat, muzetë dhe kafenetë u lejuan të rihapeshin në të gjithë Lituaninë të hënën, po aplikohet edhe kjo formë për të mbajtur nën kontroll edhe ekonominë.

Kujtojmë se Lituania ka regjistruar 44 vdekje dhe 1.344 persona janë infektuar me koronavirus.

Sipas kryetarit të bashkisë së Vilnius, Remigijus Šimašius,në kryeqytet do të shfrytëzohen 18 vende publike, që do të përdoren nga baret dhe restorantet.

Më shumë se 162 kafene, bare dhe restorante kanë aplikuar për të vendosur tapiceri në vende publike.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: