GAZA- Lëvizja islamike Hamas në pushtet në rripin e Gazës dhe Jihadi Islamik dënuan sot sulmet në Paris marrë përsipër nga grupi Shteti Islamik dhe që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 128 personave.
Hamasi, i konsideruar si një organizatë terroriste nga Izraeli, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, i dënoi këto veprime si agresion dhe barbare. Ndërkohë që Xhihadi Islamik dënon një krim kundër të pafajshmëve, sipas deklaratave të përgjegjësve të tyre politikë.
(m.k/BalkanWeb)