Nga znj Katerina
Përbërësit
800 gr bathë të njoma
1 kuti konservë argjinare
1 qepë të thatë
2-3 qepë të njoma
1 karrotë
2-3 lgj oriz
4 lgj vaj ulliri
1 tufëz koper
1 kokërr limon
Kripë, piper i zi
Pergatitja
Në një tenxhere kaurdisim fillimisht qepën e thatë dhe më pas shtojmë qepën e njomë. Ndihmojmë kaurdisjen me pak kripë dhe piper dhe më pas shtojmë karrotën të grirë në rende dhe bathët e njoma. I kaurdisim derisa bathët të zbuten dhe të ulin vëllimin dhe më pas shtojmë orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen dhe për 2-3 minuta të tjera. Grijmë pak koper hollë e shtojmë tek gatimi së bashku me ujë të nxehtë në masë të produkteve (sipas dëshirës mund të shtojmë dhe një koncentrat pule ose perimesh).
Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë të ulët për rreth 40 minuta. Në fund shtojmë argjinarët e kulluar, ndërsa lëngun e argjinareve e përziejmë me pak lëng limoni dhe një lugë vaj ulliri. Ia hedhim gjellës, fikim sobën dhe e lemë gatimin të qendrojë në nxehtësi të sobës për 10 minuta dhe më pas e kemi gati për ta servirur.