Frenk Lampard blindon N’Golo Kanten. Trajneri i Çelsit, duke folur për mikrofonët e BT Sport, ka theksuar edhe njëherë se projekti i bluve ka në qendër të tij mesfushorin francez, i cili ka përfunduar në shenjestrën e dy gjigantëve spanjollë, Barcelona dhe Real Madrid.
“Kante ka luajtur katër apo pesë sezone të pabesueshme, ndërsa në sezonin aktual ka mundur të luajë në vetëm 40& të ndeshjeve. Për ne ishte një humbje e madhe që nuk e patëm në gatshmëri për një kohë kaq të gjatë. Kemi nevojë për të në skuadrën tonë, është një nga lojtarët më të mirë në botë. E dija këtë gjë që përpara se të bëhesha tranjner i Çelsit dhe e theksoj më shumë sot. Shpresoj ta kem gati për të ardhmen”.
(Balkanweb)