Ndonëse ky 5 Maj u kujtua pa ceremonitë e zakonshme për shkak të pandemisë së COVID 19, në Varrezat e Dëshmorëve, krerët më të lartë të Shtetit zgjodhën të ishin bashkë.

Kështu, Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci janë përkulur bashkë përpara të rënëve për Atdheun dhe kanë vendosur kurora me lule në nderim të tyre.

Kohët e fundit në media është folur për një zbutje marrëdhëniesh mes Presidentit e Kryeministrit, nisur nga miratimi që Meta i bëri ndryshimeve në Kodin Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: