Myslimanët në rrjetet sociale kanë rikthyer hashtagun #Notinmyname, “Jo në emrin tim”, që u përdor edhe gjatë sulmit terrorist në redaksinë e revistës “Charlie Hebdo”.
Myslimanët nga e gjithë bota distancohen nga sulmet në Paris, duke dënuar përdorimin e Islamit nga atentatorët, që vranë qindra persona nën thirrjet “Allahu Ekber”.
“Jam mysliman dhe jam i tërbuar nga këto sulme. I kemi dënuar dhe do të vazhdojmë ti dënojmë dhe në këmbim kemi marrë vetëm urrejtje.”- shkruhet në një mesazh të shpërndarë në “Twitter”.
Qindra e mijëra postime nga vende të ndryshme të botës i janë bashkuar hashtagut #Notinmyname, në rrjetet sociale.
(er.nu/BalkanWeb)