Moderatorja Jona Spahiu është gjithmonë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit foto apo video nga përditshmëria e saj.
Sot është një ditë e veçantë në familjen e tyre, pasi vjehrra e saj feston ditëlindjen. Këtë e ka treguar Jona, e cila ka postuar një foto në ‘Instastory’ dhe ka zgjedhur disa fjalë të ëmbla për ta uruar.
“Fati më ka përkëdhelur shumë fillimisht me djalin tënd, pastaj me ty. Faleminderit që je në jetën time”, shkruan ajo.
Pas ardhjes në jetë të vogëlushit të saj, Jona i është përkushtuar familjes.