PARIS- Mediat në Francë raportojnë se një terrorist që mori pjesë në sulmet e të premtes i ka shpëtuar policisë dhe forcave të sigurisë, ndërsa është larguar nga vendi i ngjarjes. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Salah Abdeslam, shtetas francez por rezident në Belgjikë.
Mendohet se personi në fjalë ka marrë pjesë në një nga 7 sulmet e djeshme, mirëpo i ka shpëtuar Policisë. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia franceze u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë në rast se e shohin të dyshuarin.
Sakaq, Abdeslam është i armatosur dhe dyshohet se ka me vete edhe jelekun me eksploziv dhe mund të jetë duke planifikuar një sulm tjetër.
(ed.me/BalkanWeb)
