Në Continassa, në qendrën stërvitore të Juventusit, zyrtarisht ka nisur stërvitjen individuale ndërsa hap pas hapi po rikthehen të gjithë lojtarët që kaluan këtë periudhë jashtë Italisë. Pas Pjanic, C.Ronaldo e Khedira edhe De Ligt e Szczensy janë rikthyer në Torino ndërsa në ditët në vijim do të bashkohen edhe lojtarët e tjerë, përfshi këtu edhe Higuain.

Higuain
Higuain

Sipas Tuttosport, nuk ka një çështje Higuain, sulmuesi argjentinas pritet të vij në Torino gjatë fundjavës. Gjatë kësaj periudhe, kur Higuain ndodhej në Argjentinë, në mediat italiane dhe jo vetëm u diskutuan shumë skenarë që lidheshin me të ardhmen e tij, nga fundi i aventurën me fanellën bardhezi etj, zëra të cilat shuhen më këtë rikthim të programuar. Përveç Higuain, jashtë Italisë janë edhe Douglas Costa, Danilo, Alex Sandro e Rabiot. Në momentin që do të rikthehen në Torino, ashtu si C.Ronaldo, janë të detyruar të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë. Të gjithë lojtarët, mund të stërviten më pas së bashku pas datës 18 maj ndërsa mbetën në pritje për të mësuar se kur do të mund të rikthen në fushën e lojës, në çdo rast, Juventus kërkon të jetë gati duke thirrur në apel të gjithë lojtarët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb