TRIANE
Hygerta Sako është padyshim një ikonë bukurie, por përpos kësaj, tërheq vëmendjen e publikut edhe si gazetare e zonja sportive. Mirëpo, nuk janë vetëm këto që tërheqin vëmendjen e fansave të saj, por edhe nëpërmjet postimeve të ndryshme që bën në rrjetet sociale.
Sako ka publikuar sot një foto në Instagram, ku nuk ka kaluar pa rënë në syrin e fansave. Madje, një prej tyre e ka cilësuar si “super pjeshka e TVSH”. Bukuroshja e “Rubrikës Sportive” nuk ia ka përtuar, teksa ia ka kthyer: “Gabim. Jam kumbull”!
Më pas komentuesi ia ka kthyer serish Hygertës. “Ndoshta duhet të të provoj atëherë”. “Ëndrrat i ke personale nuk t’i gjykoj”- i ka kthyer pergjigje bukuroshja e ekranit.
