Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Balldren të Lezhës, ku për pasojë një e moshuar është asfiksuar nga tymi.

Shkak është bërë një bombol gazi që ndodhej në magazinën ngjitur me banesën që përdorej për gatim. Forcat zjarrfikëse menjëherë kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve të zjarrit e cila po përhapej me shpejtësi nga era e madhe. E lënduara është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës dhe ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb