BELGJIKE – Në një kohë kur u mendua se një prej njerëzve më të kërkuar për dy ditë me radhë, Salah Abdeslam, i akuzuar si një nga autorët e sulmeve në Paris, u arrestua, vjen përgënjeshtrimi. Fill pas publikimi të lajmit në mediat ndërkombëtare, se 28-vjeçari u arrestua në Belgjik, mësohet s prokuroria belge ka hedhur poshtë këtë version.

Sipas “Daily Mail”, në Belgjikë është arrestuar një person, por që nuk është Abdeslam Salah. 28-vjeçari me origjinë marokene u tha më herët se u ndalua në një apartament pasi policia ka përdorur gaz për ta neutralizuar. Gazetari Simon Francis që ishte i pranishëm që nga fillimi i operacionit që nisi në orën 11:00 tha: ‘Kemi dëgjuar shpërthime dhe më pas urdhrat e policisë federale, që i përsëritnit personit të ngrinte duart lart’.

Zyrtarë francezë kanë thënë për “The Associated Press” se i dyshuari për sulmet në Paris, Saleh Abdeslam, ishte ndalur nga policia dhe ishte liruar pak orë pas sulmeve. Ai ishte një nga tre njerëzit e ndalur në automobil nga policia të shtunën në mëngjes, pak orë pas sulmeve që lanë të vdekur së paku 129 persona, kanë thënë zyrtarët për AP.

Tre policë dhe një zyrtar i lartë i sigurisë franceze kanë konfirmuar se policët kishin ndalur Abdeslamin dhe kishin shikuar letërnjoftimin e tij dhe më pas e kishin lënë të lirë. Ata kanë folur në kushte anonimiteti sepse nuk janë të autorizuar për të publikuar detaje nga hetimet. Sakaq, sot policia belge ka filluar një tjetër operacion masiv sot në mëngjes në komunitetin Molenbeek në Bruksel, ku janë organizuar shumë nga të dyshuarit e atentateve të Parisit, sipas gazetarëve në terren.

“Policë të njësive speciale, me jelek antiplumb dhe fytyrat e mbuluara ishin vendosur në këtë lagje”, njoftuan të njëjtat burime. “Policia lëshonte mesazhe bashkëpunimi për publikun me megafon, ndërkohë që është krijuar një perimetër sigurie për të penguar gazetarët dhe banorët që të afrohen në zonat ku po zhvillohen aksione nga policia”, sipas medias belge. Sipas hetimeve Belgjika ka shërbyer si bazë për disa nga autorët e atentateve që morrën jetën e 132 personave në Paris të premten në mbrëmje.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: