Në Costinassa, qendrën stërvitje të “Zonjës së Vjetër”, vijon puna, stërvitjet individuale për tu bashkuar më pas më 18 maj. Pavarësisht se gjërat po shkojnë sipas parashikimeve janë ende dy çështje që kanë mbetur pezull, Higuain dhe Rabiot, dy lojtarët e vetëm që nuk janë rikthyer në Torino. Sulmuesi argjentinas ka marrë disa ditë më shumë leje dhe pritet të rikthehet këtë të premte ndërsa Rabiot mbetet ende një çështje e hapur.

Rabiot
Rabiot

Sipas “La Stampa”, mesfushori francez ka qenë kundër shkurtimit të pagës dhe në shenjë protestë nuk është rikthyer ende. Kjo situatë është disi komplekse pasi në hatër mbetjen e Rabiot janë edhe disa elementë të tjerë, më shumë arsye teknike, ku nuk shihet si titullar në sytë e trajnerit Sarri. Kjo ndasi e madhe mes palëve mund të sjell një divorc të parakohshëm. Juventus, në pamundësi për të investuar këtë verë para kesh në merkato, do të përdor disa lojtarë për të përmbushur kërkesat e trajnerit, Rabiot pritet të jetë një ndërmjet tyre.

Mundo
Mundo

Sipas “Mundo Deportivo”, Juventus dhe Barcelona pritet të shkëmbejnë disa lojtarë gjatë merkatos së verës ku në qendër janë Pjanic dhe Arthur. Drejtuesit e Juves janë gjithashtu të interesuar edhe për disa lojtarë të tjerë si Semedo dhe Todibo ndërsa në “Camp Nou” pritet të transferohet De Sciglio.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb