Banorët e fshatit Lumas në rrethin e Kuçovës kanë dalë sot në protestë. Ata janë mbledhur në qendër të fshatit dhe kanë protestuar kundër marrjes së ujit të burimit të Sineceit nga një firmë fantazëm që, që pa u konsultuar me asnjë prej banorëve dhe pa u dhënë asnjë shpjegim, ka filluar prej një jave piketimet rreth burimit për të ndërtuar aty një hidrocentral.

Banorët shprehen se nuk do të lejojnë askënd të shfrytëzojë të vetmin burim natyror që ata kanë dhe që prej shekujsh e kanë përdorur për nevojat e tyre familjare, për të vaditur tokat bujqësore dhe për të pirë ujë kafshët.

Sipas banorëve,deviimi i ujit të burimit të Sinecit sjell edhe shkatërrimin e florës dhe faunës në të gjithë zonën. Banorët shprehen se,nqs aty do të ndërtohet një hidrocental,uji i burimit të Sinecit do të devijohet,banorët do të gelen pa ujë dhe tokat bujqësore do të thahen.

Banorët kanë zhvilluar edhe një takim me administratorin e Njësisë Administrative Lumas,Ardian Çilaj,i cili pas takimit me banorët ka deklaruar se,ndërtimi i hidrocentalit në këtë zonë është aktualisht vetëm një projekt-ide që nqs do të vihet në zbatim do të konsultohet fillimisht me banorët, të cilëve do tu kërkohet edhe firmosja e akt-marrëveshjes së përbashkët.

Ai ka deklaruar se,ndërtimi i hidrocentralit nuk do të ndikojë aspak në minimizimin e nivelit dhe prurjeve të burimit të Sinecit. Ai ka deklaruar se hidrocentrali do ta shfrytëzojë ujin e burimit vetëm gjatë natës dhe gjatë ditës uji do të shfrytëzohet nga banorët për nevojat e tyre familjare dhe për vaditjen e tokave bujqësore,ku për këtë të fundit do të ndërtohet edhe një kanal betoni për vaditje.

Uji i burimit të Sinecit përdoret si ujë komunal për 4 fshatra të komunës së Lumasit dhe me këtë burim vaditen 150 ha tokë bujqësore

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb