Rinisi rihapja e disa sektorëve të ekonomisë britanike duke filluar nga ndërtimi tek industrisë prodhuese, që bëjnë pjesë në hapjen e vendit të paralajmëruar nga kryeministri Boris Johnson, në kuadër të fazës së dytë të urgjencës së koronavirusit.
Shenjat janë një rritje e pjesëmarrjes në transportin publik, megjithë rekomandimin e Johnson-it për të shmangur përdorimin e tij “sa më shumë të jetë e mundur”, veçanërisht metronë e Londrës.
Një klimë që e ka shtyrë ministrin e Transportit, Grant Shapps, të apelojë që qytetarët të vazhdojnë të përdorin sa më pak autobusët ose trenat sepse është akoma “një situatë jete ose vdekjeje”.
