Gjermania ka regjistruar edhe 933 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 89 persona kanë ndërruar jetë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë shtet ka shkuar në 172,239, ndërsa 7,723 persona kanë humbur jetën në total.

Lakorja e infektimit në këtë shtet është në rënie edhe pas lehtësimit të masave të izolimit më 20 prill. Nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus, Gjermania ka qenë më pak e prekur, në krahasim me fqinjët e saj perëndimorë.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: