Sot shënon 65-vjetori i krijimit të Bazës Ajrore e Kuçovës. Përmes një postimi në ‘Facebook’, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thekson se sot kjo bazë është aset i Forcave të Armatosura.

“Baza Ajrore e Kuçovës në 65-vjetorin e krijimit të saj është më pranë ringritjes se kurrë.
Jam krenare që arritëm ta fusim këtë aset të Forcave tona të Armatosura në rrugën pa kthim të shndërrimit të saj në një bazë të NATO-s.
Madje në bazën e vetme të Aleancës në Ballkanin Perëndimor.
#65VjetBazaAjroreKuçovë??
Video ?: Përgatitur pak kohë më parë në bashkëpunim me Komandën Supreme të Forcave të Aleancës në Europë (Supreme Headquarters Allied Poëers Europe (SHAPE), ditën e zyrtarizimit të projektit për Kuçovën.”, -shkruan Xhaçka.


(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: