“Ministri Spadafora po ndjek me shumë interes sportin, është shumë i përgjegjshëm ashtu siç është e gjithë qeveria. Duhen realizuar kushtet e duhura të sigurisë për të rifilluar kampionatet, jo vetëm futbolli. Për të pasur një datë duhet të kemi disa siguri më shumë, të cilët, duke folur me ministrin Spadafora nuk i kemi. Shpresoj që të rifillojmë sa më shpejt”, u shpreh kryeministri Conte në konferencë për shtyp duke shtuar ndër të tjera se nga 18 maji ekipet mund të nisin stërvitjen në grup.

Conte 1 696x392
Conte 1 696×392

Kjo deklaratë e Conte sjell pak optimizëm për rifillimin e Serie A por sërish mbetet e paqartë për sa kohë nuk ka një akord përfundimtar.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb