SPANJE – Jeta private e Cristiano Ronaldos vazhdon të jetë në qendër të mediave botërore.
Që nga ndarja me Irina Shayk, futbollisti portugez është lidhur me shumë femra, ose më saktë mediat kanë shkruar rreth jetës së tij private.
Së fundmi po spekulohet se 30-vjeçari është lidhur me Marisa Mendes, vajzën e agjentit të tij, Jorge Mendes.
Në një intervistë për The Jonathan Ross Show, ylli i Real Madridit ka deklaruar se në jetën e tij ka pasur shumë femra, ndërsa burime të Flash Vidas thonë se raportet e tij me Marisan nuk janë vetëm miqësore.
Në filmin e tij, “Ronaldo”, futbollisti portugez e ka përshkruar agjentin e tij si një person shumë të afërt, si një baba apo vëlla, prandaj nëse është e vërtetë, atëherë lidhja me vajzën e tij duhet të jetë vërtetë serioze. (er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb