Mbulimi mediatik që iu bë masakrës së Parisit ishte i jashtëzakonshëm, si gjatë dhe pas masakrës, me imazhe, video e dëshmi të vazhdueshme. Por disa prej informacioneve rezultuan mashtrime, duke nxjerrë “bllof” edhe media të mëdha si “Le Monde” apo “Liberation”. Ja disa nga mashtrimet që u bënë pas sulmeve në kryeqytetin francez.
1. Raketat e firmosura “From Paris with love”
Pasi u përhap lajmi se Franca nisi bombardimet në Raqqa, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të ISIS në Paris, në internet nisi të qarkullonte një foto që tregonte raketat mbi të cilat ishte shkruar shprehja “Nga Parisi me Dashuri”. Në fakt këto raketa nuk kishin të bënin aspak me sulmet në Siri.
2- Xhihadisti fals
Mediat publikuan foton e një djali, duke shkruar se bëhej fjalë për njërin nga xhihadistët, pak përpara sulmit në Paris. Por në foto duket Veerender Jubbal, një kritik i njohur i videolojërave. Por fotografia e tij është modifikuar, duke i vendosur një jelek me eksploziv dhe një Kuran, në vend të iPad-it që mbante në duar.
3. Manifestimi “nuk kemi frikë”
Kjo foto u shpërnda me mbishkrimin “ja çfarë po ndodh në Paris”, pas sulmeve. Por në fakt bëhet fjalë për manifestimin që u organizua pas sulmit në redaksinë e revistës “Charlie Hebdo”.
4. Imazhi i Bansky
Në fakt vizatimi nuk u realizua nga Banksy, por nga artisti francez Jean Jullien.
5. Parisi bosh pas sulmeve
U publikuan si foto të realizuara në Paris një ditë pas sulmeve, por në fakt janë foto të bëra në momente të ndryshme. E para në gusht 2014, e dyta në 2012-ën, e treta në 2006-ën dhe e katërta në 2011-ën.
6- Fotografia e modifikuar e Empire State Building
Empire State Building në New York nuk u ndriçua kurrë me ngjyrat e flamurit francez. Fotografia u modifikua. Në fakt dritat në Empire State Building u fikën në shenjë solidarizimi.
7. Foto nga koncerti para sulmit
Në fakt fotografia është bërë gjatë koncertit të “Eagles of Death Metal”, në 10 nëntor në Dublin, dhe jo në Bataclan përpara sulmit.
8. Fotografia e futbollistit anglez
Djali në foto u paraqit si futbollisti i Crystal Palace, Martin Kelly, por thjesht një i ri që i ngjan atij. Futbollisti e ka përgënjeshtruar vetë lajmin.
9. Terroristi
Fotografia e një djali u paraqit si një ndër terroristët e Parisit, por në fakt ishte thjesht një mashtrim.
10. Piramidat me ngjyrat e flamurit francez
Piramidat nuk u ndriçuan kurrë me ngjyrat e flamurit të Francës.
11. Parashikimi i sulmit terrorist
Një mesazh i publikuar në një forum, që parashikonte sulmin, rezultoi një mashtrim. Teksti u modifikua duke ndërhyrë në kodin e faqes së forumit.
(er.nu/BalkanWeb)
