TIRANE-Ndërsa qeveria firmos që vitin tjetër Kina të ndërtojë Rugën e Aerbrit, kryetari i opozitës, Lulzim Basha reagon mbi këtë vendim për projektin strategjik. Basha thotë se projekti nisi nga qeveria e djathtë para 3 vitesh, por u ndal nga qeveria e majtë me ardhjen në pushtet.

“Projekti strategjik i Rrugës së Arbrit që nisi para tre vitesh u ndal me ardhjen e kësaj qeverie si shumë projekte të tjera të rëndësishme për njerëzit dhe ekonominë e vendit. Edhe pse marrëveshja me palën kineze për financimin e tunelit të Qafë Murrizit ishte gati që në shtator 2013 ajo u shty me papërgjegjshmerine me te madhe nga qeveritaret për plot nje vit e gjysem. Në vend që të kërkojnë ndjesë për këtë vonim të pajustifikueshem tani rreken ta shesin sapunin për djathë”, shprehet Basha.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb