Vihet në pranga një 28-vjeçar në Krujë dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër, 80-vjeç.

Arrestimi erdhi pas kontrollit të policisë në banesën e B. C., 28 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ku u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa.

Po gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën në oborrin e banesës së shtetasit I. C., 80 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë, fidanë e kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa. Për shkak të moshës, shtetasi I. C. u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb