Banka qendrore e Venezuelës ka bërë një kërkesë ligjore për të detyruar Bankën e Anglisë t’i dorëzojë Karakasit rezervat e arit prej 930 milion eurosh (1bn $) që ajo mban. Venezuela, tashmë po përballet me sanksionet e SHBA dhe ato Britanike dhe thotë se dëshiron të përdorë vlerën e arit për të trajtuar krizën e koronavirusit Covid 19.

Që nga viti 2018, Banka e Anglisë ka vonuar transferimin për tek Maduro të 31 ton ari venezuelian të ruajtur atje. Britania e Madhe nuk e njeh Maduron si udhëheqës legjitim të vendit. Banka ofron shërbime të kujdestarit të arit për shumë vende në zhvillim.

Kërkesa, e paraqitur në një gjykatë tregtare më 14 maj, thotë se banka qendrore e Venezuelës “kërkon një urdhër që kërkon që Banka e Anglisë të respektojë udhëzimet e propozuara.” Shitja e rezervave të arit të Venezuelës është bërë një nga opsionet e pakta të administratës Maduro për të mbledhur fonde për shkak të sanksioneve amerikane. Rënia e çmimeve globale të naftës dhe një karantinë paralizuese e koronavirusit ka shkatërruar më tej ekonominë e Venezuelës.

Ari i mbajtur si në Caracas ashtu edhe në Londër është një burim i rëndësishëm pasurie për Venezuelën, që është zhytur në varfëri ekstreme nën sundimin socialist të Z. Maduro. Arsyet për dërgimin e sasive kaq të mëdha të arit jashtë vendit nuk janë të zakonshme, por në rastin e Venezuelës zyrtarët amerikanë shprehen për përpjekjet e Maduros për të shkatërruar vendin në ditët e tij të fundit të pushtetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb