Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 u rrëfye historia e trishtë e Flutura Stafës, e moshura që ka mbetur mes katër rrugëve.

Në emision, vec vuajtjeve u tregua se gjendja e saj ekonomike është mjaft e rëndë, madje sic tha vetë, asaj i kish rënë të fikët pasi nuk kishte ngrënë bukë, në një nga ditët që shkonte për të kërkuar ndihmë pranë Bashkisë së Tiranës.

“Për shkak të problemeve shëndetësore marr një KEMP 106 mijë lekë të vjetra. Por unë nuk e përballoj dot. Unë s’kam as bukë asgje, unë kam dite pa ngrene, dje shkova te bashkia dhe aty me ra të fikët, më solli ambulanca në shtëpi. Më shumë jetoj pa bukë sesa me bukë. Kam marrë borxhe te marketi i lagjes dhe nuk di si do t’i shlyej, një zot e di. Unë jam banore e njësisë 5. Unë kërkoj ndihmë nga bashkia dhe njerëzit që e shikojnë historinë time”,- tha ajo.

Ana Korka, përfaqësuese e Shërbimit Social në studion e emisionit deklaroi se: “Zonja Flutura ka aplikuar dy herë për ndihmën ekonomike por është penalizuar, por ne e kemi futur te listat e 6%të bashkisë. Ne e kemi ndihmuar që ajo të marri edhe KEMP, pagesa e ndihmës ekonomike hiqet automatikisht. Në muajin maj kemi bërë edhe aplikimin e bonusit të qerasë. Por tani i ka mbaruar kontrata e re e qerasë sepse fondi është lëvruar. Sapo të kemi kontratën do fillojmë të lëvrojmë fondin”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb