TIRANË- Kjo fotografi është përzgjedhur si fituesja e vendit të parë për fotografinë më të mirë nga jeta e egër ndër 42 mijë të tjera nga 100 vende të botës, në një ceremoni çmimesh të mbajtur në Muzeun e Historisë së Natyrës, në Londër.

Don Gutoski, fotografi amator i kësaj fotografie të realizuar në Parkun Kombëtar Wapusk në Kanada shprehet se, kur vështron këtë shkrepje mund të dallosh simetrinë e kokave, trupave dhe bishtave, madje edhe shprehjen e fytyrave.

Pjestarët e jurisë theksojnë mesazhin e fortë që përcjell fotografia për ndryshimet klimatike.

Me rritjen e temperaturave në rang global, dhelpra e kuqe po ngjitet më sipër në veri, drejt Arktikut, atje ku jeton dhelpra e bardhë. Mbivendosja e dy grabitqarëve, në këtë rast kafshë të së njejtës specie, shkakton luftë për mbijetesë që rezulton vdekjeprurëse për më të dobëtin. /ATA/

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: