Britania e Madhe vazhdon që të ketë një numër të lartë të të infektuarve nga koronavirusi.
Në Mbretërinë e Bashkuar, deri tani janë infektuar me Covid-19, 259 559 individë.
Në 24 orët e fundit, në Britani janë infektuar me koronavirus, 2405 njerëz.
Sa i përket numrit të të vdekurve nga virusi, në Britani deri tani janë shënuar 36 793 viktima.
Ndërsa, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 118 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar.
(d.xh/ Balkanweb)