Federata Malteze e Futbollit ka organizuar një mbledhje për të vendosur në do të jepet apo jo titulli kampion për edicionin 2019-2020. Përpara ndalimit të kampionatit, Floriana ishte në krye me tre pikë avantazh ndaj Valetës kur duheshin ende gjashtë ndeshje për të përfunduar kampionatin.

Valeta dhe Floriana kanë nga 25 tituj kampionë, ndërsa këta të fundit nuk e fitojnë një titull që prej vitit 1993 ndaj dhënia e titullit do ta bënte atë ekipin më të titulluar në Maltë së bashku me Sliema Uondërers.

Kjo situatë ka sjellë tension gjatë natës, ku makina e sekretarit të Florianës, Dione Borg, është djegur pranë shtëpisë së tij. Policia po heton, ndërsa Valeta nepërmjet një komunikate për shtyp është distancuar nga akti vandal duke e cilësuar një gjest prej frikacaku dhe ka ftuar këdo që ka dijeni të bashkëpunojë me forcat e rendit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb