Aktori Neritan Liçaj ka folur nga sheshi i Pallatit të Kulturës në Kukës ‘’ Hasan Prishtina’’ gjatë protestës sensibilizuese për peticionin për rindërtimin e Teatrit.
Liçaj thotë se kuksianët kanë mësuar të luftojnë serbin dhe çdo vështirësi, dhe nuk ka lindur ai ‘’bir qeni’’ që t’i mposhtë.
Prandaj ai kërkon mbledhjen e firmave nga kuksianët për rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu siç ishte, aty ku ishte.
”Iu kanë mësuar të luftoni serbin, çdo vështirësi. Jetën nuk e kemi prej politikës, por prej prirjeve, fisit, familjes e gjakut. Sa kemi zemrën e pastër dhe mendjen e kthjellët nuk ka lindur ai bir qeni. Të gjithë po vuajmë nga abuziviteti dhe korrupsioni.”- tha Liçaj.
(BalkanWeb)