Akademiku i njohur, Artan Fuga, thekson se Kodi Zgjedhor duhet të ndryshojë patjetër, në mënyrë që partitë politike të mos monopolizojnë pushtetin.

“Pa zhdukjen e monopolizimit politik, sikurse edhe të monopolit ekonomik që shkojnë e bashkohen në një monopol pushteti oligarkik, PIRAMIDAL, Shqipëria do të vuajë gjatë dhe do të “agjërojë” gjithë vitin!”, shkruan mes të tjerash Fuga.

Mesazhi i akademikut:

Kodi zgjedhor duhet patjetër të ndryshojë!

Në mënyrë që forca politike në pushtet të mos monopolizojë pushtetin, sepse pushteti mund t’i kalojë opozitës!

Në mënyrë që forcat politike në opozitë të mos monopolizojnë opozitën sepse mund të ketë jo një, as dy por shumë opozita, me tapi nuk e ka njeri opozitarizmin dhe as ky i fundit nuk është lule mos më prek që nuk kritikohet nga opozita të tjera!

Në mënyrë që partitë parlamentare opozitë apo shumicë të mos monopolizojnë Kuvendin e Shqipërisë duke bërë llogaritë e këqia që sidoqë të jetë në mos në pushtet, deputet opozite me kolltuk të ngrohtë do të jem! Në Kuvend mund të vijnë parti politike ose forca lëvizjesh qytetare që sot janë jashtë dyerve të tij!

Pa zhdukjen e monopolizimit politik, sikurse edhe të monopolit ekonomik që shkojnë e bashkohen në një monopol pushteti oligarkik, PIRAMIDAL, Shqipëria do të vuajë gjatë dhe do të “agjërojë” gjithë vitin!

Aty është vija e kuqe, nuk ishte Teatri! Mos ngatërroni vizimin e fushave!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb