Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një komunikim live thotë se nga 6 qershori plazhet do jenë të hapura për të gjithë.
Por ajo ka listuar edhe disa aktivitete që nuk do lejohen. Ministrja shprehet se dasmat, funeralet, klubet e natës, teatro, kinema, tubime, konferenca nuk do lejohen deri në një vendim të dytë.
Mbyllur do vijojë të jetë dhe transporti publik për të cilin po hartohet një plan që është në proces e sipër.
(BalkanWeb)