TIRANE
Deputetja Rudina Hajdari pas përfundimit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, deklaroi se maxhoranca e opozita nuk duan ndryshim të sistemit zgjedhor.
Hajdari tha se e kupton Edi Ramën se nuk e do këtë ndryshim, pasi ka më shumë se gjysmën e deputetëve të parlamentit me vete, por nuk e kupton Lulzim Bashën.
Sipas saj, kjo do të thotë se dhe Bashës i intereson ky sistem. Hajdari tha se me këtë qëndrim, Basha po mban Ramën në pushtet sikur të ishte perandor.
“E para unë erdha në këtë tryezë që të ketë ndryshim Zgjedhor. Nuk e kuptoj pse PD nuk e do këtë gjë. Kjo formulë është mbështetur nga ndërkombëtarët dhe shoqëria civile.
E kuptoj Edi Ramën që do këtë sistem zgjedhor, sepse ka më shumë se gjysmën e parlamentit me vete, por nuk e kuptoj Bashën që e do Ramën perandor. Në atë parlament duhet të futen ata që e meritojnë, jo ata njerëz që do Rama e Basha”, tha Hajdari.
(d.xh/ Balkanweb)