LONDËR – Ndodh edhe kështu! Një çiklist i cili u shkëmbye me kryetarin e Bashkisë së Londrës, Boris Johnson në rrugë, i dha këtij të fundit një përshëndetje; gishtin e mesit.
Johnson mendoi për një çast se qytetari e përshëndeti, pasi ai po përuronte të parat super-rrugë për çiklistët, me korsi krejtësisht të ndara.
(ed.me/BalkanWeb)