KOSOVA
Kryeministri italian, Giuseppe Conte ka uruar homologun e tij të ri kosovar, Avdullah Hotin për detyrën e re.
Conte shpreson që marrëdhëniet Itali- Kosovë të vijojnë me të njëjtin ritëm dhe po ashtu edhe rifillimin e dialogut Kosovë- Serbi, duke përmendur BE-në por jo SHBA-në.
LETRA NGA GIUSEPPE CONTE
I dashur Kryeministër,
Me rastin e zgjedhjes Suaj për ta drejtuar Qeverinë e Kosovës, dëshiroj që në emrin tim dhe të Qeverisë italiane t’jua përcjell urimet më të sinqerta për detyrën Tuaj prestigjioze.
Jam i sigurt se bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet shteteve tona do të mund të vazhdojë me ritëm të ri dhe të intensifikohet edhe më tej.
Ne e mbështesim me bindje perspektivën euroatlantike të Kosovës, e cila kërkon përparim thelbësor në forcimin institucional dhe sundimin e ligjit, duke vazhduar me vendosmëri në rrugën e reformës.
Me po aq bindje shpresojmë për rifillimin e shpejtë të dialogut me Beogradin të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Duke ju uruar çdo sukses në përmbushjen e mandatit Tuaj dhe në pritje për t’ju njohur personalisht, jua shpreh përshëndetjet e mia më të ngrohta.
Giuseppe Conte
(BalkanWeb)