Një sherr ka ndodhur këtë mesditë në Vlorë. Mësohet se dy persona janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në Lungomare.
Ndërkohë, njëri prej tyre ka pasur edhe armë me vete, të cilën e ka nxjerrë për të qëlluar personin, me të cilin është konfliktuar, por fatmirësisht i ka rënë në tokë.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:10, në zonën e lungomares përpara një lokali, ka ndodhur një konflikt fizik midis dy personave të cilët sapo kanë parë shërbimet policore, janë larguar menjëherë.
Po punohet për kryerjen e veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
