TURQI-Policia në Turqi thotë se i ka arrestuar tre militantë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik, te perfshire ne sulmet ne Paris. Mes te arrestuarve eshte edhe një shtetas të Belgjikës, i cili është i akuzuar se ka vepruar si informator për planifikuesit e sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, nga të cilat janë vrarë 130 vetë.

Zyrtarët thanë se shtetasi i Belgjiskës, Ahmet Dahmani, me prejardhje nga Maroku, është arrestuar sot në një hotel luksoz në Antalia. Të dy personat e tjerë, që raportohet se janë sirianë, janë arrestuar në një vend të afërt.

Ka dyshime se këta dy persona ishin dërguar nga militantët e Shtetit Islamik për ta ndihmuar Dahmanin që ta kalonte kufirin në Siri.

Autoritetet e Turqisë më herët këtë javë i kanë dëbuar tetë marokenë të dyshuar se kishin lidhje me ekstremistët e Shtetit Islamik.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: