SARANDË- Kreu i Partisë Demokratike në Sarandë, Hariz Mema i dhunuar me sende të forta një ditë më parë në bulevardin kryesor të qytetit, flet pas ngjarjes.

Mema thotë se nuk ka probleme me askënd dhe i kërkon policisë të zbardhë ngjarjen.

Hariz Mema ishte i shoqëruar nga vajza e tij e vogël si dhe një anëtari të PD-së dhe po lëviznin përgjatë rrugës kur është sulmuar nga dy persona, të cilët e kanë goditur atë me doreza dhe më pas me shkelma dhe grushte.

PD e cilësoi goditjen e tij një sulm banditesk dhe kërkoi vënien e autorëve para drejtësisë.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: