UASHINGTON

Është mbajtur funerali i George Floyd, një afro amerikan, që ndërroi jetë e vdekja e së cilit ka shkaktuar zemërim global. Në funeral, pjesëmarrësit kanë marrë fjalën, duke bërë thirrje për drejtësi sociale.

Pjesëmarrësit në kishën e Houston, Teksas, u rreshtuan e folën, duke thënë se “krimi i vetëm i Floyd ishte se ishte një njeri me ngjyrë”.

Floyd vdiq në Minneapolis muajin e kaluar, teksa një oficer policie i bardhë kishte vendosur këmbën mbi qafën e tij për 9 minuta, derisa ai ndërroi jetë, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

George Floyd u varros në Hjuston, pranë varrit të nënës së tij. Katër policë, të dyshuar për pjesëmarrje në vdekjen e tij, janë larguar nga puna dhe akuzuar për vrasje. Një nga mbesat e Floyd, Brooke Uilliams, bëri thirrje për ndryshim të ligjit, duke thënë se duhet të bëhet më shumë për njerëzit me ngjyrë.

“Pse ky sistem duhet të jetë i korruptuar dhe i prishur?”, deklaroi ajo. Uilliams u shpreh se duhet të dënohen krimet e urrejtjes në vend.

(d.xh/ Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb