Teksa sezoni turistik në vendin tonë ka nisur, ndonëse i diktuar nga rregulla të reja për shkak të situatës me koronavirusin, policia në bashkëpunim me IKMT-në, kanë evidentuar raste të ndërtimeve pa leje në teren.

Konkretisht, në lagjen nr. 13, Durrës, është shembur objekti i shtetasit me inicialet I. K., i cili, para lokalit të tij, kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur plate betoni.

Po ashtu, policia dhe IKM-ja po prishin pedanat e vendosura pa leje në objektin e shtetasit me inicialet D. Sh., i cili kishte zënë në mënyrë të paligjshme hapësirën publike dhe disa ditë më parë është proceduar nga ana e IKMT-së, për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb