TIRANE- Kryebashkiaku Erion Veliaj nëpërmjet një statusi në Facebook shprehet se na pret një javë e mbushur me shi, ndaj këshillon qytetarët të mos lëvizin në segmentet malore ku po punohet.

“Javë shirash në Tiranë, të gjitha brigadat në terren!Telefononi 128 në raste emergjencash ose 0800-0888 nga nr fiks. Evitoni kalimin në segmentin malor Zall Dajt – Zall Bastar ku po punohet për riparime nga reshjet! Kujdes pranë lumenjve e përrenjve sot”,- shkruan Veliaj.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: