SERBI- Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, ka hedhur poshtë deklarimet se marrëveshja e arritur në Bruksel parasheh që Serbia të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Njëra ndër manipulimet më të zakonshme të Prishtinës, të cilat i kemi dëgjuar muajve të fundit, është se gjoja se marrëveshja e arritur në Bruksel mundëson anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, por është e kundërta”, ka thënë Gjuriç për mediat serbe, shkruan “koha”.

Marrëveshja e Brukselit, sipas Gjuriç, parasheh anëtarësimin e Kosovës në organizatat regjionale, por që me këtë marrëveshje nuk parashihet anëtarësimin i Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Më tutje shefi i zyrës serbe ka theksuar se nuk ka alternativa për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit edhe nëse Prishtina tenton të shtyjë ose pezullojë zbatimin, për të cilat kanë rënë dakord për formimin e komunave serbe.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: