UKRAINE
Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Zonja e Parë është në gjendje të mirë shëndetësore, asimptomatike, ka njoftuar zyra e shtypit të presidencës ukrainase. Lajmin e ka dhënë vetë Olena Zelenska me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Unë kam bërë testin e koronavirusi dhe kam rezultuar pozitive. Jam shumë mirë por më erdhi papritur, sidomos duke konsideruar se familja ime dhe unë kemi zbatuar të gjitha rregullat”- tha ajo.
Zelenska është duke qëndruar në shtëpi, e izoluar nga pjesëtarët e tjera të familjes. Ndërkohë, Presidenti dhe fëmijët u testuan dhe rezultuan negativë.
Deri tani në Ukrainë sipas Ministria e Shëndetësisë numri total koronavirus në vend është 29,753 duke përfshirë 870 viktima. Ndërsa rastet aktive janë 13,567 persona.
(BalkanWeb)
