ITALI
Kryeministri italian Giuseppe Conte është marrë në pyetje nga prokurorët në lidhje me masat e marra nga qeveria kundër koronavirusit.
Conte u pyet për një vendim të qeverisë për të mos vendosur masat e izolimit, dy javë më herët, në dy qytete në rajonin e Lombardisë, i cili është goditur më së shumti nga Covid 19 në Itali.
“Sot dëgjuam si persona të informuar për faktet, kryeministrin Giuseppe Conte, ministrin e Shëndetësisë dhe ministrin e Brendshëm. Gjatë seancës pati një bashkëpunim maksimal institucional. Iu jam mirënjohës për deklaratat e marra dhe ne do të përfundojmë punën tone”, tha prokurorja Maria Cristina Rota.
Mjekët dhe virologët kanë thënë se vonesa me dy javë, për vendosjen e masave izoluese në Alzano dhe Nembro ndihmoi që virusi të përhapet në provincën Bergamo. Ndërsa kryeministri Conte u shpreh pas marrjes në pyetje se ka bërë gjithçka mundet për të shpëtuar vendin.
Qytetarët kanë të drejtë të dinë dhe ne kemi përgjegjësinë institucionale t’i përgjigjemi pyetjeve të tyre. Megjithatë e kam ndërgjegjen e pastër. Kam punuar me ministrat, ekspertët dhe njerëzit kompetentë. Bëmë gjithcka mundëm për të shpëtuar vendin tonë.
Ndërkohë, në Itali ka nisur të përdoret një aplikacion në telefonat celularë për gjurmimin e kontakteve, si pjesë e përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Ministrja e Inovacionit, Paola Pisano tha se deri më tani dy milionë njerëz kishin shkarkuar aplikacionin “Immuni”.
Ekspertët thonë se vendit do t’i duhej që 60% e popullsisë të përdorë këtë aplikacion në mënyrë që të ketë efekt. Kujtojmë që në Itali kanë ndërruar jetë nga koronavirusi mni 34 mijë persona.
