PARIS- Policia franceze ka publikuar foton e terroristit të tretë që hodhi veten në erë në një nga daljet e stadiumit parisien Stade de France. Veç publikimit të fotos në Tëitter, policia franceze ka bërë edhe një apel, kërkon që kush ka informacion të kontaktojë hetuesit. Sipas një gazetari të BBC, kamikazi ka mbërritur në ishullin grek të Leros më 3 tetor, ndërsa quhet M. al Mahmod dhe jo Ahmad al Mohammad siç rezulton në pasaportën e gjetur në vendin e shpërthimit.
(m.k/BalkanWeb)
