GJIROKASTRA
Një banesë është djegur pasditen e sotme në Gjirokastër, saktësisht në lagjen ‘’Zinxhiria’’.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘’BalkanWeb’’ se shtëpia i përket Tafil Tafilit dhe ajo është shkrumbuar tërësisht së bashku me orenditë shtëpiake.
Por dyshimet fillestare janë se zjarrin e ka vendosur vetë gjyshi i pronarit të shtëpisë Tafil Tafilit, i cili ka probleme mendore. Tafil Tafili jeton në Janinë të Greqisë dhe në momentin e zjarrit nuk ka pasur njerëz brenda.
Ndërkohë grupi hetimor po heton për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes.
(BalkanWeb)