Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj teksa zhvillon vizitën në Luginën e Preshevës ka komunikuar në telefon me homologët e Turqisë, Italisë, Hungarisë dhe Sekretaren për Çështjet Europiane në Francë.
Temat e diskutimit kanë qenë lufta ndaj COVID-19, rihapja graduale e kufijve dhe rindërtimi. Cakaj ka falenderuar homologët për ndihmën e dhënë ndaj Shqipërisë për rindërimin pas tërmetit dhe luftën kundër pandemisë.
STATUSI NGA GENT CAKAJ
Në ndërkohë zhvillova edhe telefonata me Ministrin e Jashtëm të Turqisë ??, z. Mevlüt Çavuşoğlu, të Italisë ??, z. Luigi Di Maio, të Hungarisë ??, z. Péter Szijjártó dhe Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës ??, znj. Amélie de Montchalin për të biseduar lidhur me luftën e përbashkët kundër COVID-19 dhe bashkërenduar veprimet për hapjen graduale të kufijve dhe rifillimin e fluturimeve direkte. Falënderues për mbështetjen e këtyre vendeve për procesin e rindërtimit pas tërmetit dhe luftën kundër pandemisë ?!
(BalkanWeb)
